Mbrojtësi i kombëtares kosovare, njëkohësisht dhe i Zyrihut, Mirlind Kryeziu rezultoi pozitiv me koronavirusi ditën e sotme.

Kjo duket se ka shtuar frikën tek skuadra zviceriane e cila njoftoi vetëizolimin e të gjithë lojtarëve dhe stafit teknik për të paktën 1 javë duke anuluar dy ndeshje kundër Sionit dhe Bazelit.

Por akoma më shumë tensionin e kanë shtuar disa lojtarë të cilët dolën pozitiv pak orë pas Kryeziut.

Klubi nuk ka ardhur me një vendim zyrtar për vazhdimësinë, por shprehen se mund të rimendojnë edhe mbylljen e kampionatit në këtë moment.

“FC Zyrih është në komunikim të vazhdueshëm me Ligën e Futbollit Zviceran dhe tani do të analizojmë hapat e ardhshëm. Asnjë informacion i mëtejshëm nuk mund të jepet në këtë kohë” – u shpreh Kryeziu në një konferencë për mediat.