Autoritetet kineze kanë deklaruar se paketimi i një mostre të ngrirë të mishit të derrit të importuar nga qyteti veriperëndimor gjerman i Bremen-it kishte shkaktuar një rast të ri të koronavirusit në Kinë.

Grupi anti-epidemik i Tianjin tha se një punëtor doli pozitiv për COVID-19 pasi u ekspozua ndaj ushqimit të ngrirë të importuar, ndërsa merrej me paketimin në një depo të ftohtë.

Paketimi fillimisht u importua nga Bremen-i në Tianjin dhe prej andej në qytetin Dezhou në Provincën Shandong.

Gazeta shtetërore kineze Global Times raportoi se mjekët diagnostikuan punëtorin 38-vjeçar si një rast të lehtë. Ai thuhet se po merrte trajtim në një spital të caktuar, ndërsa tetë kolegë të tij të ngushtë u karantinuan.

Pesëdhjetë e nëntë kontakte të tjera gjithashtu janë testuar dhe vendosur nën karantinë si një masë paraprake, teksa priten rezultati i testeve të tyre.

Ekspertët në Gjermani thonë se është “e pamundur” që paketimi i mishit të ishte përgjegjës./21Media