Mbretëresha izraelite e bukurisë, Tehila Levi, do ta përfaqësojë vendin e saj Izraelin në garën Miss Universe. Ajo do të paraqitet në garë me këtë fustan unik. Levi do të veshë fustan i cili u punua nga qindra maska të fytyrës.

Miss izraeli në një intervistë për AP ka thënë se ideja e paraqitjes me këtë fustan në Miss Universe është gjeniale.

Sipas saj, maskat tregojnë një kohë të cilën e kemi përjetuar, se ato reflektojnë në pandeminë e COVID-19, dhe se është e lumtur që do ta vesh atë.

Disenajtori Shai Shalom ka treguar  se fustani u punua nga 300 maska të fytyrës. Ai ka sqaruar se ato i kanë ngjitur njëra pas tjetrës, si tullat. Shalom ka thënë se nuk kanë prerë asnjë maskë dhe as nuk ua kanë ndërruar formën.

Shalom me anë të këtij fustani në Miss Universe do të bartë një mesazh shumë të rëndësishëm. Ai ka thënë se ka analizuar se skena e Miss Universe është platforma e duhur për të dërguar mesazh, kësaj radhe natyrisht Miss Izraeli është bartësja e mesazhit. Shalom ka sqaruar se mesazhi i dedikohet paqes, pozitivitetit se do të  bëhet mirë.

Tani pas një viti e gjysmë, Miss Universedo të kthehet në skenë me transmetim live.

Edicioni i 69-të i kësaj ngjarjeje do të mbahet në Seminole Hard Rock Hotel & Casino Hollywood në Florida të SHBA-ve. Ngjarja e mëparshme Mis Universi u mbajt në vitin 2019, dhe fituesja Zozibini Tunzi nga Afrika e Jugut mbajti kurorën e më të bukurës më së gjati deri më sot.

Miss Universe do të transmetohet në 160 territore dhe vende në mbarë globin me 16 maj 2021./21Media