Kjo pamje duhet ta ketë zënë në befasi një shofer rus! Shtatë qen me ngjyrë blu kaluan rrugën përpara makinës së tij.

Këto foto të qenve të rrugës nga një qytet në perëndim të Rusisë, janë bërë virale.

Banorët ngritën alarmin kur panë ngjyrën e panatyrshme të kafshëve dhe aktivistët e të drejtave të kafshëve u angazhuan në mënyrë që t’i shqyrtonin ata më nga afër, transmeton rtv21.tv.

Sipas mediave ruse, arsyeja për ngjyrën e pazakontë të kafshëve thuhet të jetë një fabrikë e papërdorur afër vendit ku u gjetën.

Qentë endacakë nuk janë të pazakontë. Pak kohë më vonë, aktivistët për të drejtat e kafshëve thanë se qentë janë mirë dhe të gjithë janë të shëndetshëm. Dy nga shtatë qentë kanë gjetur pronarë të rinj./21Media