Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se konsumatorët e Mitrovicë së Veriut kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes.

Bëhet e ditur se kjo ndërprerje është bërë shkak të borxhit të akumuluar.

“Shpenzimet e mëdha për sigurimin e ujit të patrajtuar, kemikateve, energjisë elektrike, trajtimit dhe shpërndarjes së ujit kanë bërë që vlera e borxhit të arrijë mbi 15 milionë euro, gjë të cilën ujësjellësi nuk mund ta përballojë e as ta mbulojë. Prandaj kjo është arsyeja e vetme e cila na ka shtyrë ta marrim këtë vendim edhe për ne të pakëndshëm”, ka njoftuar Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”./21Media

NJOFTIM

Nderprerja e furnizimit me uje ne veriun e Mitrovices

Njoftojme konsumatoret e veriut te Mitrovices se sot…

Posted by Kompania Rajonale Ujesjellesi “Mitrovica” on Wednesday, 2 December 2020