Klubi i futbollit i femrave, Mitrovica, do të takohet me St. Poltenin e Austrisë në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Shorti u hodh të enjten në mesditë, në Nyon të Zvicrës.

Për vashat kampione të Superligës. ky do të jetë viti i tretë rresht që do të marrin pjesë në garat evropiane.

Mitrovica takimin kundër austriakeve do ta luajë në udhëtim dhe do të zhvillohet vetëm një ndeshje. Ballafaqimet e rundit të parë kualifikues luhen më 3 dhe 4 nëntor.