Dy trupa të personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë janë gjetur sot në varrezat myslimane në Veri të Mitrovicës.

Lajmin për RTV21 e ka konfirmuar kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Ramë Manaj.

Raportohet se ekipet e mjekësisë ligjore janë ende në vendin e ngjarjes.

21 vjet qe nga përfundimi i luftës në Kosovë ende nuk dihet fati i 1 mijë e 645 personave të zhdukur./21Media