Mixha nga Kaliqani: Djali si të martohet ma për babë e nanë, Zoti të dhashtë bereqet

Sot, në emisionit ”1 Kafe prej Shpisë”, në kuadër të rubrikës ”Kah po shkon moj Zanë”, janë transmetuar karakteristikat e fshatit Kaliqan.
Ekipi i RTV21 është mirëpritur nga një qytetar i Kaliqanit, i cili së bashku me bashkëshorten e tij kanë folur më shumë në lidhje jetesën në kohët e kaluara.
Mixha nga Kaliqani është shprehur se i do shumë vajzat, sepse ato kujdesen më shumë për ta, ndërsa sipas tij, djemtë si të martohen ndryshojnë kahje.
”Djali si të martohet ma për babë e nanë, Zoti të dhashtë bereqet”, ka thënë mixha.

Mixha është i mendimit se në ditët e sotme kanë më shumë inati ndaj njëri-tjetrit dhe se nuk kanë raporte të mira./21Media

Back to top button