Parashihet që një ekip i mjekëve nga QKUK-ja të shkojë për trajnim në SHBA

Parashihet që një ekip i mjekëve nga QKUK-ja të shkojë për trajnim në SHBA

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu së bashku me një delegacion të ekipit mjekësor nga Amerika kanë bërë vizitë dhe homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ekipi mjekësor nga SHBA po qëndron në Kosovë për herë të tretë me iniciativë të Kosova Hope,  me ç’rast do të kontrollojnë pacientët e Kosovës dhe do të trajnojnë stafin vendas.

Bazuar  në marrëveshjen e mirëkuptimit të lidhur ndërmjet  SHSKUK dhe Kosovo Hope, parashihet që një ekip i mjekëve nga QKUK-ja të shkojë për trajnim në SHBA.