Mjekët paralajmërojnë një simptomë të re të Omicron të cilën nuk duhet të injoroni

Tani ka një mori simptomash që mund të tregojnë se keni Omicron.
Ato variojnë nga teshtitja te vjellja, dhimbjet e muskujve te sytë e ndjeshëm, humbja e oreksi t e deri te kolla.
Aplikacioni gjurmues ZOE Covid ka treguar 20 simptomat më të zakonshme të raportuara çdo javë.
Kohët e fundit një simptomë e re është futur në listë, pasi më shumë njerëz regjistrohen se po vuajnë me të, përcjell portali rtv21.tv

Kumbimi i veshëve është përjetuar nga një numër britanikësh me Omicron .
Në fillim të këtij viti Dr Konstantina Stankovic, kryetare e Departamentit të Otolaringologjisë- Kirurgjisë së Kokës dhe Qafës në Universitetin
Stanford, SHBA, tha se dhimbja e veshit po bëhej një shenjë e zakonshme e infeksionit.
Ekipi i saj mësoi se të infektuarit me Covid mund të shfaqeshin me simptoma të veshit të brendshëm.
Për të testuar teorinë e tyre, ekipi rikrijoi një model të veshit të brendshëm dhe e ekspozoi atë ndaj një testi Covid.
Dr Stankovic tha se infeksioni mund të jetë i pranishëm në vesh dhe ka të ngjarë të ketë ardhur nga hunda.
Ajo shtoi: “Nëse vëreni humbje dëgjimi ose marramendje ose zhurmë në veshët tuaj , mos i hidhni poshtë.
“Bëni një test zyrtar. Në disa nga pacientët tanë, ne kemi parë se humbja e dëgjimit është e vetmja shenjë e infeksionit Covid.”/21Media
 

Back to top button