Selenica: Kam besim që të rinjët dhe fëmijët do ja dalin

Selenica: Kam besim që të rinjët dhe fëmijët do ja dalin

Mjekja shqiptare e cila punon në Itali, Romina Selenica në emsionin, Bon Bon në RTV21,  tregoi për sakrificat nëpër të cilat ajo po kalon gjatë kësaj kohe kur Italia po lufton me koronavirusin.

Selenica tha se ka kohë që është e izoluar nga i fejuari i saj, si dhe nga familja e saj. Ajo shtoi se përveç lodhjes fizike kanë edhe lodhje psiqike, tha se e ka humbur një prej kolegëve si pasojë e COVID-19, përcjell portali rtv21.tv

Megjithatë, doktoresha Seleinca u shpreh optimiste, deklaroi se të rinjët dhe fëmijët do e kalojnë pa pasoja.

Por dokotresha bëri të ditur se në Itali as tani nuk ka një izolim strikt dhe sipas saj kjo ka ndikuar në shpërthimin e virusit./21Media