Legjenda e futbollit botëror, Diego Aramndo Maradona u shtrua në spital të hënën pasi ishte ndjerë keq për disa ditë. Ai ndihej i dobët dhe kishte nevojë për përkrahje në çdo paraqitje të tij publike.

Mjeku i tij personal, Leopoldo Luque deklaroi sot se gjendja shëndetësore e 60 vjeçarit ka filluar të përmirësohet dhe se së shpejti do të lirohet për në shtëpi.

“Maradona është shumë më mirë se dje dhe së shpejti do të lirohet. Unë do të preferoja që ai të qëndronte edhe një ditë në spital.”, tha Luque para medieve.

Ai shtoi se dëshira e tyre është që Maradona të forcohet.

“Ai erdhi këtu i dehidruar dhe ne duhet ta përcjellim situatën e tij. Dëshira jonë është që ai të forcohet edhe më shumë prandaj na duhet edhe pak më shumë kohë.”, shtoi.