Këngëtarja e njohur, Çiljeta Xhilaga ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar “M’ke harru” në bashkëpunim me artisten e re Mars.

Tekstin e këngës e ka shkruar Mars dhe Petro Xhori, producent ishte Bo Beatz, mix/masterin e bëri Avaxus.

Këtë këngë dyshja e kanë publikuar me videoklip, i cili është punuar nga Pro Video.

Ndryshe, kënga”A je mirë” në bashkëpunim me Estton ka arritur mbi dhjetë milionë klikime në Youtube./21Media