MKRS: Kontributi i Edi Shkukriut mbetet një trashëgimi e pavdekshme

(Lajm i përditësuar)
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka shkruar telegram ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të akademikes Edi Shukriut.
Sipas MKRS-së, kontributi i Edi Shkukriut si akademike, profesoreshë universiteti dhe shkrimtare ishte i jashtëzakonshëm dhe do të mbetet një trashëgimi e pavdekshme.
“Si një profesioniste e pashoqe e arkeologjisë, arritjet e saja do të mbesin shembull për t’u ndjekur nga brezat e rinj. Kontributi i saj si akademike, profesoreshë universiteti dhe shkrimtare ishte i jashtëzakonshëm dhe do të mbetet një trashëgimi e pavdekshme, duke frymëzuar edhe më tej kultivimin e vlerave krijuese. Familjes, miqve dhe dashamirëve, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të MKRS-së.

Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e Akademikes Edi Shukriu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehu ngushëllime për vdekjen e Akademikes Edi Shukriu.

 “Me dhembje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesoreshë Edi Shukriut, anëtare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, profesoreshë shumëvjeçare e Universitetit të Prishtinës, si dhe veprimtare e shquar politike dhe inistiucionale”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Osmanit.

Presidentja tutje ka shtuar se ndarja nga jeta e Edi Shukriut është humbje e thellë për dijet e për shkencën shqiptare, pasi ajo ishte një emër i çmuar në fushën e arkeologjisë e të historisë, fusha në të cilat ajo ka lënë gjurmë të pashlyeshme.
“Duke qenë ndër arkeologet e para shqiptare, ajo i vuri themelet e dijeve arkeologjike në Kosovë, së cilave ua kushtoi pothuajse tërë jetën, duke themeluar e drejtuar institucione e projekte të ndryshme kërkimore e shkencore. Njeri me vokacion të theksuar poetik, prof. Shukriu është e njohur edhe në fushën e  letërsisë. Ajo na i ka lënë trashëgim disa vepra poetike. Në këto çaste të vështira, bashkëndjej me familjen, miqtë e kolegët e saj. I përjetshëm kujtimi për Edin!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Presidentes Osmani.
Sot ka vdekur në moshën 73-vjeçare akademikja kosovare, Edi Shukriu./21Media 

Back to top button