“M’kujtohesh”, kënga e re nga 2Ton
26 Janar 2021
Rep-artisti i njohur kosovar, 2Ton, ka paralajmëruar fansat se ka finalizuar një projekt të ri muzikor.
Në rrjetin social Instagram, reperi ka ndarë me ndjekësit e tij një pjesë të videoklipit të ri.
Kënga e re e 2Ton e titulluar “M’kujtohesh” do të publikohet më 29 janar.
View this post on Instagram
Ndryshe, “Gota” është projekti i fundit muzikor nga 2Ton. Kënga e publikuar më 4 dhjetor të vitit të kaluar dhe deri tani ka arritur mbi 9 milionë klikime në YouTube./21Media