Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Ardian Bujupi ka publikuar videoprojektin e ri muzikor, “Modela”. Kënga është në gjuhën shqipe dhe gjermane, dhe Ardiani vjen me një interpretim të veçantë.

Edhe klipi i kësaj kënge është realizuar bukur dhe që në orët e para të publikimit pranoi komente shumë pozitive.

Këngëtari edhe gjatë kohës së karantinës nuk e ka ndalur punën. Para këtij projekti ai solli këngën “Ohne Warnung”, që në shqip përkthehet “Pa paralajmërim”, e që tashmë e gjeni të lansuar edhe në kanalin YouTube. Në këtë videoprojekt ka përfshirë edhe fansat e tij./21Media