Ata po i shkruajnë komente njëri-tjetrit

Ata po i shkruajnë komente njëri-tjetrit

Siç duket kanë lindur ca shkëndija dashurie mes modeles së njohur, Naomi Campbell dhe këngëtarit të One Direction, Liam Payne.

Të premten, Naomi ka publikuar një selfie në Instagram, ku dukej mahnitëse. Liam e ka shfrytëzuar shancën për të lënë një koment, që mund të konsiderohet si flirt, duke i thënë “Perfeksion në një person..”, shkruan rtv21.tv

 

View this post on Instagram

 

Pre show ✖️✖️ @louisvuitton 🖤

A post shared by Naomi Campbell (@naomi) on

Modelja dhe këngëtari 23 vjet më i ri flirtuan publikisht në Instagram.

Por, ky shkëmbim komentesh nuk është bërë për herë të parë. Liam dhe Naomi kanë flirtuar në Instagram edhe më herët. Ditë më parë, Liam ka postuar një fotografi të tij, teksa ka shikuar në pasqyrë dhe Naomi i ka komentuar “Shpirt i bukur”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Liam Payne (@liampayne) on

Liam është 25-vjeçar, ndërkaq modelja është 48-vjeçare./21Media