Ajo ka qenë duke jetuar me familjen e saj në qytetin e  lindjes, Lincoln, Nebraska, gjatë pandemisë koronavirus.

Dhe të jetuarit me nënën e saj pati një pasojë të papritur për modelin Ashley Graham të enjten, shkruan rtv21.tv

32-vjeçarja tregoi përmes Instagrami se ajo kishte thyer dhëmbin e saj prej të përparmë ndërsa hante njërën nga biskotat e bërë në shtëpi nga nëna e saj Linda.

Në videoklip, Ashley shpjegoi se nëna e saj i kishte ruajtur biskotat në frigorifer  dhe duke e ngrënë theu dhëmbin e saj rimeso.

Ajo pastaj lëvizi dorën e saj që kishte mbuluar gojën ndërsa fliste për të zbuluar boshllëkun e buzëqeshjes së saj – kjo tregoi dhëmbin e saj aktual nën buzëqeshjen e zakonisht të përsosur, falë rimesove të saj.

Më vonë përmes një videoje tregoi se kishte ngjitur një rimeso të re./21Media