Së fundi shumë marka të njohura botërisht kanë filluar që përmes reklamave e kampanjave t’i ndërgjegjësojnë njerëzit rreth diversitetit, racizmit dhe rreth njerëzve me nevoja të veçanta. Modelet e të gjitha moshave, ngjyrave, po pushtojnë ballinat e revistave të njohura.

Këtë verë një vajzë me nevoja të veçanta u përzgjodh si fytyra e kampanjës ‘Unconventional Beauty’ të markës Gucci.

Ellie Goldstein, një 18-vjeçare me sindromin down ka ëndrruar gjithmonë të bëhet e famshme. Goldstein nuk ka lejuar që gjendja e saj të ndikojë në stilin e saj të jetës dhe vendosi që të bëhet modele në moshën 15-vjeçare. I pëlqen grimi, ikonë të bukurisë e konsideron Marilyn Monroe dhe paraqitja e saj në media e bën të ndjehet e veçantë.

Goldstein pushtoi ballinën e magazinës “Vogue”, ku prezantoi maskarën “L’Obscur”./21Media