Chrissy Teigen po mbron edhe një herë veten kundër reagimeve  në Twitter pasi bëri një test për koronavirusin.  Teigen ndau një video të veten duke bërë testin e koronavirusit, dhe shpejt u bë objektiv kritikash për postimin e saj.

Të martën pasdite, Teigen postoi videon e shkurtër që tregonte një mjek duke futur shtupën e gjatë të pambukut thellë në pasazhin e saj të hundës,  derisa ajo ishte duke qeshur gjatë gjithë kohës, përcjell portali rtv21.tv.

Nuk u desh shumë që disa në internet të fillojnë të reagojnë në këtë post, një kritik akuzoi Teigen për përhapjen e frikës rreth bërjes së testit.

“Kuptuat që 50 mijë njerëz nuk do të testohen më?” e pyeti një përdorues në Twitter.

“Unë vetëm thashë që ishte e lehtë dhe qeshja tërë kohën. Për çfarë po flisni?”  ia ktheu Tiegen “Nuk mund të ishte më e lehtë.”

Teigen më vonë u mbrojt kundër kritikëve të tjerë.

“Të gjithë në LA mund të testohen falas. Unë kam një operacion dhe më është dashur,” u përgjigj Teigen. “Më vjen keq nëse kjo ju ofendon.”

Më vonë ajo u sqarua edhe rreth operacionit

Përshëndetje. Unë postova veten time duke bërë një test për COVID pasi do t’i nënshtrohem një operacioni. Shumë njerëz janë kuriozë, kështu që unë thjesht do ta them këtu: Unë po heq implantet e gjirit. Ato kanë qenë të mira për shumë vite për mua, por thjesht dua të ndihem mirë në rrobat e mia. Pra, mos u shqetësoni për mua! Gjithçka do bëhet mirë. Do të kem akoma gjinj”, përfundoi ajo.

Një tjetër i famshëm që kohët e fundit bëtri një test për koronavirus guvernatori i New York-ut Andrew Cuomo.

Politikani iu nënshtrua procedurës së provës në TV live, dhe më vonë iu nënshtrua disa talljeve të motrave ndërsa bisedonte me vëllain e tij, gazetarin e CNN Chris Cuomo, më vonë atë mbrëmje./21Media