Modelja ka sjellë disa fotografi të bukura në Instagram

Modelja ka sjellë disa fotografi të bukura në Instagram

Të dielën është mbajtur dasma e shumë-komentuar në mediat rozë. Kjo dasmë madhështore e djalit të këngëtares së mirënjohur, Remzie Osmani ka mbledhur emra të njohur nga fusha e artit dhe nga fusha të tjera.

Një ndër personazhet që ka rrëmbyer vëmendje në këtë dasmë ka qenë edhe modelja e njohur, Alba Hoti, gruaja e organizatorit të shumë emisioneve në Radiotelevizionin 21, Milot Nuraj.

Alba ka zgjedhur një fustan të gjatë e me shkëlqim nga kreatorja e njohur, Vjolla Llapashtica dhe me grim të veçantë nga Arbër Bytyqi. Modelja ka sjellë disa fotografi të bukura në Instagram, të realizuara nga fotografi i njohur, Jeton Bylykbashi.

Ndërsa, bashkëshorti i saj, Miloti ka publikuar një fotografi me të, në të cilën të dy duken për mrekulli.

Alba Hoti dhe Miloti Nuraj në tetor të vitit 2017 i kishin dhënë fund beqarisë. Dasma e tyre konsiderohet si njëra nga dasmat më të komentuara shqiptare dhe deri tash ka grumbulluar mbi 6 milionë klikime në Youtube./21Media