Ylli i Liverpool-it, Mohamed Salah dëshironte të jepte një shembull për tolerancën fetare. Por, ai gjithashtu u kritikua ashpër për mesazhin e tij.

Salah është mysliman, por vendosi të festojë Krishtlindjet me familjen e tij këtë vit, transmeton rtv21.tv.

Futbollisti postoi një fotografi në “Instagram” që e tregon atë me gruan dhe dy fëmijët e tij. Çifti ka veshur pulovra të Krishtlindjeve me kapuçë. Fëmijët vunë dhuratat e tyre nën pemën e Krishtlindjes.

Salah dëshironte të jepte një shembull me postimin e tij, për tolerancën fetare. Ajo u prit mirë, por jo gjithmonë pozitive. 2.9 milionë njerëz (që nga e hëna në mëngjes) e pëlqyen fotografinë. Shumë ndjekës komentuan dhe i kthyen urimin e tij për Krishtlindje, por kishte edhe të tillë që i drejtuan mesazhe negative./21Media