Është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare shkrimtari dhe studiuesi Moikom Zeqo. Kreu i shtetit, Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjen e Moikomit. Në një shkrim në Facebook, kreu i shtetit u shpreh se Moikom Zeqo ka lënë gjurmë të pashlyera në kulturën shqiptare.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e shkrimtarit erudit Moikom Zeqo. Me dijet e shumta nga fusha e letërsisë, historisë dhe shkencave humane, Moikom Zeqo ka lënë gjurmë të pashlyera në kulturën shqiptare. Moikom Zeqo ishte përkrahës i fuqishëm i çështjes së Kosovës, veçanërisht mbështetës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës qysh në ditët e para të veprimit të saj. Bota shqiptare me vdekjen e tij humbi një kolos të mendimit dhe dijes enciklopedike. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së Moikomit dhe gjithë miqve të tij.”, ka shkruar Thaçi në Facebook./21Media