Moise Kean është bërë pjesë e Paris Saint-Germainit në formë huazimi njëvjeçar nga Evertoni.

Dy klubet kanë konfirmuar përmes faqeve të tyre në rrjetet sociale, se lojtari italian do të luajë në Parc de Princes gjatë këtij sezoni.

“Mirë se vjen në Paris, Moise Kean”, shkruan në postimin e klubit francez.

#WelcometoParis Moise Kean 🔴🔵 pic.twitter.com/7PACy3qsnV

“Moise Kean do ta kalojë pjesën e mbetur të sezonit 2020/2021 te Paris Saint-Germaini. Shumë fat për sezonin, Moise!”, shkruan në njoftimin e Evertonit.