Molliqaj: Kurti nuk pranon të ketë zëvendësim, kjo është mendësia e tij

 

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj sot ka thënë se slogani “Krejt dhe Drejt”, vjen pas një qeverie të dështuar. Por, që sipas tij ky slogan synon koncentrimin në një parti.

“Ka nis qasja e tillë. Përveç që e kapi patinë dhe ndërroi statutin partiak. Shenja kryesore e që nuk u bë e madhe është ajo që nuk ka zëvendësues të tij. Kjo është mendësia e vjetër e Kurtit dhe partisë së tij. Fakti që ai nuk pranon të ketë zëvendësim, kryetar tjetër apo kryeministër tjetër flet që për një rrugë të re që jemi duke hyrë. Po bëjmë thirrje dhe një sinjal të qartë që edhe na duhet rezistencë, kjo do të jetë problem për Kosovën”, ka thënë ai.

Në ditët para fillimit të fushatës, Molliqaj ka shtuar se po dërgojnë sinjal se e gjithë fushata është e koncentruar në një person, në Albin Kurtin.

Ndërkohë që, pas vendosjes së mbishkrimit kundër sloganit të Vetëvendosjes në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka pasur një përleshje mes anëtarëve të PSD-së dhe Policisë së Kosovës, ku një polic edhe është lënduar. Aty është parë edhe ambulanca.

Ndërsa, mbishkrimi ishte “krejt dhe drejt=i gjithë pushteti i sovjetëve”.

Back to top button