"Unë kam konstatu që frika e partive që nuk kanë marrë në procesin e dialogut ose në ekipin negociator është frikë nga vetvetja"

“Unë kam konstatu që frika e partive që nuk kanë marrë në procesin e dialogut ose në ekipin negociator është frikë nga vetvetja”

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj në emisionin debatues “Click” të RTV21,  ka treguar se pse kanë insistuar që opozita të jetë pjesë e delegacionit.

“Pse ne si parti Socialdemokrate kemi insistu që të jemi opozita pjesë e këtij delegacioni edhe negociata me Serbinë ka qenë kjo. Kërkush nuk i ka 2/3 në Kosovë as opozita,  e aq ma pak pushteti, pa partitë opozitare dhe jo vetëm pa PSD-në, po pa njërën prej tjerave ose Vetëvendosjen ose LDK-në, nuk mund të bëhen 2/3 në Kuvendin e Kosovës dhe kjo është siguresa ma e madhe që e ki në dorë”, është shprehur Molliqaj.

Ai ka thënë se vazhdimisht  ka bërë ftesë te dy partitë tjera,  LDK dhe Vetëvendosje që të jenë pjesë, sepse sipas Molliqaj nuk kanë nevojë të frikësohen.

“Unë frikësohem kur vendimi në të cilin unë po bëjë pjesë në proces nuk varet prej meje, por varet prej dikujt tjetër sepse ti se ke në kontroll, por kur varet prej meje atëherë i bjen që kam frikë nga vetja dhe unë kam konstatu që frika e partive që nuk kanë marrë në procesin e dialogut ose në ekipin negociator është frikë nga vetvetja”, ka thënë Molliqaj.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës i dha sot dritën e gjelbër ligjit për kompetencat, detyrat dhe përgjegjësitë e delegacionit shtetëror për bisedime në Serbinë, po ashtu pas shumë tentimeve votoi edhe Platformën për përfshirje në këto bisedime. Në seancën e jashtëzakonshme këto dy pika ngjallën debat në mes të pozitës dhe opozitës lidhur me procedurat për shqyrtim të tyre.