"E kemi futur referendumin për shkak se kemi dashtë me i pyet njerëzit e Kosovës se çka mendojnë për këtë marrëveshje"

“E kemi futur referendumin për shkak se kemi dashtë me i pyet njerëzit e Kosovës se çka mendojnë për këtë marrëveshje”

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj në emisionin debatues “Click” të RTV21 ka thënë se qytetarët do të pyeten për marrëveshjen me Serbinë.

“Rregullat kushtetuese e përcaktojnë vullnetin politik është i bartur në institucione, për këtë e kemi futur referendumin se po supozojmë që deputetët e Kosovës pajtohen me një marrëveshje të keqe, a është shkëmbim, a është asociacion a është ndarje çkado, e kemi fut referendumin për shkak se ndonëse ne jemi përfaqësues të zgjedhur kemi dashtë me i pyet njerëzit e Kosovës se çka mendojnë për këtë marrëveshje, nëse njerëzit e Kosovës dalin 70% kundër marrëveshjes hipotetike dhe deputetët vendosin prapë me votu, nëse ky kundërshtim është këtu i vrejtshëm për secilin që është pjesë e 70% atëherë në demokraci këta njerëz dalin në rrugë dhe e bllokojnë procesin dhe e qojnë vendin në zgjedhje dhe vijnë përfaqësues të rinj që e hedhin këtë marrëveshje poshtë”, është shprehur Molliqaj.

Ai ka thënë se njerëzit do të pyetën për marrëveshje dhe nëse marrëveshja është e papranueshme ata do ta shprehin njëher vullnetin me votë, siç tha Molliqaj nëse me votë nuk përfillet  ata kanë me dalë në rrugë dhe kanë me ndal procesin.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës i dha dritën e gjelbër ligjit për kompetencat, detyrat dhe përgjegjësitë e delegacionit shtetëror për bisedime në Serbinë, po ashtu pas shumë tentimeve votoi edhe Platformën për përfshirje në këto bisedime. Në seancën e jashtëzakonshme këto dy pika ngjallën debat në mes të pozitës dhe opozitës lidhur me procedurat për shqyrtim të tyre./21Media