Molliqaj rizgjidhet kryetar i PSD-së

Dardan Molliqaj është rizgjedhur kryetar i Partisë Socialdemokrate sot  në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie.

Bëhet e ditur se në Kuvendin e sotëm Zgjedhor është zgjedhur edhe Këshilli i ri Drejtues, këshill ky që sipas Molliqajt e ka rritur numrin sepse aktiviteti është rritur.

“Sot gjithashtu, përmes një procesi të fshehtë zgjedhor më është besuar udhëheqja e PSD-së për katër vitet e ardhshme. Besimin e dhënë e kuptoj si thirrje për ta rritur përkushtimin dhe punën ekipore. PSD me punën e saj është dëshmia se mund te jesh edhe idealist e radikal, edhe demokrat”, ka shkruar Molliqaj.

Kjo është hera e dytë që Molliqaj zgjidhet kryetar i PSD-së./21Media

Back to top button