Molliqaj: Shkarkimi i Rikalos pamundëson ndikimin e Listës Serbe në shtetin tonë

Sipas deputetit, atë që nuk e bëri protesta e mocioni në Kuvend, e bëri PSD-ja

Deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj ka deklaruar se për shkarkimin e ministrit Nenad Rikalo u organizuan protesta e mocion në Kuvend, por ai vazhdoi të mbante postin, derisa PSD-ja, sipas tij, gjeti mënyrën e duhur.

Molliqaj është shprehur se shkarkimi i Rikalos pamundësohet ndikimi i Listës Serbe në Kosovë.

“Falë Partisë Socialdemokrate, Rikalo sot u shkarkua dhe njëkohësisht po pamundësohet ndikimi i Listës Serbe në shtetin tonë, sepse tash e tutje, kjo ministri nuk do të udhëhiqet nga Lista Serbe. Ata që dikur ishin për shkarkimin e Rikalos, sot nga xhelozia e suksesit të partisë sonë, çuditërisht kanë ndërruar qëndrim dhe po mundohen që këtë shkarkim ta zbehin dhe ta paraqesin si të parëndësishëm. Por dallimi është se ata vajtojnë, ndërsa ne arrijmë rezultate konkrete 😊”, ka shkruar Molliqaj.

Ai është shprehur se fuqia e Partisë Socialdemokrate po shihet dita ditës.

“Ministria e Bujqësisë duhet të rifunksionalizohet dhe të hetohen të gjitha keqpërdorimet milionëshe. Nuk do të ketë vend në institucionet e Kosovës për njërëzit e dyshuar për krime ndaj shqiptarëve dhe keqpërdorime milionëshe të buxhetit tonë. Urime🌹”, ka shtuar tutje deputeti i PSD-së.

Sot kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka nënshkruar vendimin për shkarkimin e ministrit të Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo./21Media

Back to top button