Shumë prej nesh mezi pritëm të shohim të dashurit dhe miqtë tanë pas izolimi. Një gjë e tillë ndodhi edhe me dy miq të vegjël, përcjell portali rtv21.tv

Një video emocionuese  e filmuar më 25 qershor në Brooklyn, tregon dy të vegjël duke vrapuar për të përshëndetur njëri-tjetrin pasi ata nuk ishin parë për muaj me radhë për shkak të pandemisë në  New York City.

Njëra nga nënat e tyre, e cila filmoi ribashkimin , tregoi që ata ishin miq kopshti për dy vjet me radhë./21Media