Charlotte Cole mori vendimin  për të transferuar djalin e saj George në shtëpinë e prindërve të saj në Kirkham, Lancashire, më 1 prill pas një rasti të konfirmuar koronavirus në vendin e saj të punës.

Duke folur për momentin kur vendosën të lëvizin djalin e tyre, nëna- Charlotte tha: “Ishte një vendim jashtëzakonisht i vështirë për t’u marrë, përcjell portali rtv21.tv

“Asnjë nënë nuk do të donte të vinte në atë situatë. Mjerisht vendimin morëm kur zbulova se disa nga banorët dhe kolegët po përjetonin simptoma të virusit.”

“Është gjithmonë shumë emocionuese kur shkojmë për vizitë sepse ai nuk e kupton pse duhet ta lëmë atë. Por unë përpiqem të shikoj anën pozitive që të paktën ne mund ta shohim atë – edhe pse përmes dritares. Është më mirë sesa të mos mund ta shohësh fare.”

Gjyshërit Bridget dhe Robert Younger, të cilët jetojnë pesë minuta larg, po kujdesen për vogëlushin gjatë pandemisë.

Edhe pse Xhorxh i vogël është i sigurt, prindërit e Charlotte, Bridget, 55 vjeç dhe Robert, 65 vjeç, kanë frikë se vajza e tyre është në rrezik të konsiderueshëm.

Bridget tha: “Unë shqetësohem gjatë gjithë kohës kur Charlotte shkon në punë, por ajo vazhdon të më thotë se është detyra e saj.

“Ajo ka dashur gjithmonë të jetë infermiere qysh kur ishte një vajzë e vogël.

Charlotte u ka kërkuar njerëzve që të vazhdojnë të ndjekin këshillat e qeverisë përpara lehtësimit të kufizimeve të bllokimit./21Media