Çdo vit në Vjeshtë, Berlini bëhet qyteti i artit të lehtë. Prodhimet e dritës në monumentet,  ndërtesat dhe sheshet me famë botërore të kryeqytetit gjerman e bëjnë FESTIVALIN E DRITAVE një nga festivalet më të njohura të artit të dritës në botë. Së bashku me artistë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, Ekipi i Festivalit të Dritave e shndërron Berlinin në një skenë të madhe shkëlqimi – i gjithë Berlini ndriçon!

Ndriçimi i saj është pjesë e festivalit të 16-të të artit të dritave në këtë vend, i cili kësaj radhe u hap në një galeri dritash në ambient të hapur, kjo për shkak të pandemisë.

Motoja e këtij festivali sivjet është “së bashku shkëlqejmë”.

Veç kësaj ndërtese, gjatë ditëve në vijim në këtë qytet do të jenë të ndriçuara edhe ndërtesa të tjera nëpër lagje, ndriçim ky për të cilin ka një qëllim, e ai është që të krijohet një atmosferë hareje në këtë periudhë pandemie.

Pra motoja e këtij festivali ka shumë domethënie. Koncepti i tij është që të ketë solidaritet në këto kohë të vështira, dhe të bashkohen  njerëzit në ambient të hapur, ku është më sigurt për shkak të mos përhapjes së virusit korona.

Dhe ajo më e rëndësishmja, përmes këtyre instalacioneve të artit rrëfehen tregime, tërhiqet vëmedja për ato që fshihen në lagje, prezantohen krijime artistike dhe barten mesazhe. Me një fjalë, ky festival është magjik në Berlin.

Festivali i dritave në Berlin do të zgjasë deri më 20 shtator 2020, ndërkaq në ndërtesa në total janë instaluar 100 instalacione të ndryshme artistike në më shumë se 86 lokacione nëpër Berlin. /21Media