Kurorëzimi i Mc Kreshës dhe Erzinës

Kurorëzimi i Mc Kreshës dhe Erzinës

Mbrëmë u mbajt një ndër dasmat më të veçanta të estradës. Bëhet fjalë për dasmën e reperit Mc Kresha dhe partneres së tij, Erzina Shehu, të cilët mbrëmë i dhanë premtimin njëri-tjetrit se do të jenë bashkë gjithmonë.

Ata mbajtën lidhjen e tyre larg syrit të mediave, andaj deshën që edhe këtë dasmë ta kenë sa më private. Megjithëse një gjë e tillë nuk ndodhi, miqtë e tyre ua publikuan videot e shumta nga dasma, të cilat u përcollën me shumë emocion nga ata që e dëgjojnë dhe e vlerësojnë reperin e njohur nga Mitrovica, shkruan rtv21.tv

Të gjithë familjarët e miqtë prisnin me padurim momentin kur do të vinte nusja. Ishte një moment tejet i veçantë, kur babai ia dorëzoi vajzën Mc Kreshës, teksa në sfond dëgjohej kënga e Medës “Çika jem”.

Vallja, kënga e atmosfera festive e përshkruan këtë natë të bukur për çiftin më të ri të showbizit. Për argëtimin e mysafirëve u përkujdes këngëtari i mirënjohur, Sinan Vllasalliu.

Erdhi edhe momenti kur ata u kurorëzuan nga i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Kur erdhi te pyetja “A do të martoheni?”, përgjigjet ishin nga zemra. Kresha edhe njëherë dëshmoi se sa i dashuruar është, transmeton rtv21.tv

Nuk munguan as puthjet romantike e as përqafimet. Kur u bë prerja e tortës, në sfond dëgjoheshin këngë të bukura dashurie.

E gjithë dasma ishte tejet e veçantë, siç duket çifti u përkujdesën deri në detajin e fundit për ta bërë të paharrueshme këtë natë. Reperi interpretoi disa këngë në dasmën e tij, bashkë me mikun e tij, Lyrical Son.

MC Kresha dhe Lyrical Son këndojnë në dasmë

Gepostet von N’Rm I am Montag, 16. Dezember 2019

Në dasmën e tyre ishin të ftuar shumë fytyra të njohura publike, Lyrical Son me bashkëshorten, Gjiko dhe Elita Rudi, Ledri Vula, Lumi B me bashkëshorten, Arbër Gjikolli me bashkëshorten, Blleki, Lluni, e shumë emra të tjerë me të cilët Kresha gëzon raporte të mira shoqërore. Në mesin e të ftuarve ishte edhe deputeti i PDK-së, Sami Lushtaku.

Në një intervistë që e kishte dhënë në dhjetor të vitit të kaluar, Mc Kresha kishte deklaruar se në të ardhmen e sheh veten si baba dhe të përkushtuar në familje, por ndoshta larg muzikës. “Realisht karriera ime si artist më ka sjellë shumë të mira. Besoj që kapaciteti im trunor ma jep mundësinë me mbet gjallë edhe pa muzikë. Aq shumë sa e dua muzikën, edhe po mendoj ta lë. Pse dua ta lë muzikën? Muzika hip-hop ashtu siç dua të dal unë me kënduar, hajde zemër dridhe, e djali jem aty. Nëse me bëhet familja ime, unë nuk mundem me qenë prind i duhur për fëmijët e mi. Çdo gjë e ka ciklin e vet, publiku m’ka rrit se unë kam qenë i mirë”, kishte deklaruar Kresha.

Mediat qysh moti kishin raportuar se Kresha ishte në lidhje dashurie. Megjithëse një gjë të tillë e kishte mohuar disa herë artisti./21Media