Momente tensioni te drejtoria e policisë, efektivët pengojnë protestuesit me gaz lotsjellës
13 Dhjetor 2020
Policia duke përdorur gaz lotsjellës sonte nuk lejoi protestuesit të futen në rrugën që çon te drejtoria e policisë së Tiranës.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë krijuan një kordon në fillim të rrugës duke mos lejuar kalimin e protestuesve.
Gjithashtu, sapo protestuesit u afruan u hodh gaz lotsjellës dhe ujë për shpërndarjen e protestuesve.
Ndërkohë, filluan edhe shoqërimet e para. Ata u shoqëruan kur u afruan te drejtoria e policisë-Tiranë.
Janë të paktën 6 qytetarë që u shoqëruan, shumica prej tyre të rinj./vizionplus