Edhe në dasmat mbretërore, Princave, Princeshave, Mbretërve dhe Mbretëreshave mund të ju rrëshqasë diçka. Këtë e dëshmojnë më së miri imazhet në vazhdim.

Princesha Charlotte e nxjerrë gjuhën jashtë

Kur Princi Harry dhe Meghan Markle u martuan në vitin 2018, Princesha Charlotte u kap duke  nxjerrë gjuhën jashtë . Ajo sillej në mënyrë të perfektë gjatë gjithë shërbimit, por çdo tre vjeçar ka momentet e tyre, përcjell portali rtv21.tv

 Princesha Charlotte me një tjetër pozë

Po në këtë dasmë Princesha Charlotte gjithashtu u pa duke pozuar me këmbën e saj lart

Shoqëruesja e nuses në dasmën Princit William dhe Kate Middleton tregon përçmimin e saj

Kur Princi William dhe Kate Middleton u puthen në ballkonin e Pallatit Buckingham pas dasmës së tyre më 29 prill 2011, shoqëruesja e nuses Grace van Cutsem u pa duke mbyllur veshët.

Meghan Markle harron për një moment se fokusi është te ajo

Meghan dhe Harry ndanë një shaka në dasmën e tyre , dhe me sa duket Meghan nuk mund ta kontrollonte plotësisht veten./21Media