Aksidentin e ka shkaktuar një kamion transportues, janë përfshirë disa vetura

Aksidentin e ka shkaktuar një kamion transportues, janë përfshirë disa vetura

Një person ka humbur jetën dhe 20 të tjerë kanë mbetur të lënduar në një aksident të rëndë zingjiror që ka ndodhur sot në qendër të Gjilanit. Këtë e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ndërsa, Drejtori i Emergjencës në QKUK, Basri Lenjani për rtv21 ka thënë se një person nga ky aksident është pranuar dhe dy të tjerë pritet t’i sjellin në QKUK, pas tretmanit të parë që iu është dhënë në spitalin rajonal të Gjilanit.

Kurse Prokuroria Themelore e Gjilanit ka konfirmuar se ngasësi i mjetit transportues që dyshohet se ka shkaktuar aksidentit është ndaluar për 48 orë.

Në videon më poshtë, shihet kamioni në shpejtësi të madhe, teksa nuk mund të frenoj dhe shkakton aksidentin, ku janë përfshirë disa vetura.

Rtv21.tv do të ju mbajë të informuar lidhur me rastin./21Media