Akti terrorist në dy xhami të Zelandës së Re, deri tani katër të arrestuar

Akti terrorist në dy xhami të Zelandës së Re, deri tani katër të arrestuar

Të paktën 49 persona u vranë dhe 48 të tjerë u plagosën nga sulmi terrorist që ndodhi në dy xhami në Zelandën e Re.

Brenton Tarrant, raportohet të jetë i dyshuari i këtij akti terrorist, i cili filmoi tërë ngjarjen. Ai filmoi veten duke shtënë me armë mbi myslimanët të cilët po falnin namazin e xhumasë.

Ai u arrestua nga Policia, ndërsa njoftohet se deri më tani janë arrestuar katër persona, tre meshkuj dhe një femër, ndërsa ka thënë se është e paqartë nëse ka të tjerë të dyshuar.

Momenti i arrestimit të njëri nga sulmuesit.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern e përshkroi këtë si një sulm terrorist dhe një nga ditët më të errëta për vendin.