Momenti kur ministrit polak të Drejtësisë i del arma që mbante në brez

Ministri polak i Drejtësisë, Zbigniew Ziobro, është filmuar me një armë në brez gjatë një vizite zyrtare.

Në lidhje me këtë situatë, Ziobro tha se ai kishte marrë një leje për armët vite më parë sepse një drejtues i sindikatës së krimit e kërcënoi atë.

Ziobro u fotografua me armën në brez në momentin kur po vendoste një kurorë në monumentin e ndërtuar në kujtim të atyre që vdiqën në një aksident minierash në Turqi, në momentin kur xhaketën ia mori era.

“Si çdo qytetar, edhe unë kam të drejtë të mbroj veten dhe familjen time”, u shpreh Ziobro.

Back to top button