Mediat iraniane kanë publikuar videon e një anije iraniane e cila u shkatërrua aksidentalisht gjatë një stërvitjeje ushtarake pranë ngushticës së Hormuzit.

Incidenti fatal ndodhi të dielën pasdite, ku dy anije iraniane shkëmbyen gabimisht zjarr mes tyre gjatë një manovre ushtarake duke lënë të vrarë 19 vetë dhe plagosur 15 të tjerë.

Videoja e shkurtër tregon një anije të dëmtuar rëndë me re të mëdha tymi që dalin nga sipërfaqja e saj.

Incidenti ndodhi në Gjirin e Omanit gjatë testimit të një sistemi të ri anti-anije.