Momenti kur reporteri televiziv grabitet me armë zjarri
18 Shkurt 2021
Një reporter televiziv është grabitur nën kërcënimin e armës, ndërsa bënte një prezantim televiziv të drejtpërdrejtë në Ekuador.
Diego Ordinola, po qëndronte jashtë kur u përball me një burrë që mbante një armë në duar.
Gazetari ndau pamjet e sulmit në llogarinë e tij në Twitter më 12 shkurt, transmeton rtv21.tv.
Në video, personi i armatosur grabiti një telefon celular që i përkiste ekuipazhit ndërsa kameramani vazhdoi ta filmojë atë.
Një nga ekuipazhi shihet më vonë duke ndjekur grabitësin i cili duket se arratiset me një motor në pritje.
Më shumë se 350,000 njerëz kanë parë pamjet në Twitter.
Ordinola u tha ndjekësve të tij se policia është zotuar të gjurmojë dhe arrestojë kriminelët./21Media