Momerandum Mirëkuptimi edhe mes ministrisë së Arsimit dhe BESA Foundation me seli në Gjermani

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se në kuadër të takimit të parë të Komisionit të AAP-së, të kryesuar nga kryeministri Kurti, është nënshkruar Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe BESA Foundation me seli në Gjermani.
Sipas Nagavcit me nënshkrimin e këtij Memorandumi, Fondacioni i bashkohet punës për ta zhvilluar Arsimin dhe Aftësimin Profesional përmes inicimit të arsimit dual, në mënyrë që t’ju ofrojë të rinjve kosovar mundësi më të shpejtë për tregun e punës, ndërsa bizneseve e ndërmarrjeve profesionistët e nevojshëm.
Ministrja i ka inkurajuar ndërmarrjet dhe nxënësit që të inkuadrohen në arsimin dual dhe të informohen lidhur me përfitimet që i ofron arsimi dual në Gjermani.
”Diaspora shqiptare mbetet meritore për mbijetesën tonë, për shtetformim e shtetndërtim, por Qeveria e Kosovës është e vendosur që bashkëatdhetarët tanë t’i ketë në krahë edhe në rrugëtimin për zhvillimin e vendit tonë. Prandaj, jam shumë e lumtur që tashmë një nga partnerët tanë zhvillimorë do të jetë edhe BESA Fondation, duke iu bashkuar edhe partnerëve të tjerë që janë pjesë e rëndësishme në synimin tonë për ta fuqizuar arsimin dhe ekonominë, duke i avansuar politikat që të kemi cilësi në AAP dhe duke i bashkërenduar aktivitetet në bashkëpunimin mes ndërmarrjeve, shkollave, prindërve e nxënësve”, ka shkruar Nagavci./21Media

Back to top button