Monaco nuk janë të interesuar që ta shesin supertalentin e tyre Kylian Mbappe për 89 milionë funte tek Liverpool

Monaco nuk janë të interesuar që ta shesin supertalentin e tyre Kylian Mbappe për 89 milionë funte tek Liverpool

Gjiganti anglez ka goditur me një ofertë shumë të lartë për talentin 19 vjeçar të Monaco-s, mirëpo ka marrë një refuzim të menjëhershëm nga skuadra franceze.

Pronari i klubit Dmitri Rybolovlev e ka refuzuar menjëherë ofertën prej 89 milionë funteve (100 milionë euro), dhe nëse Jurgen Klopp dëshiron që ta sjellë supertalentin francez në skuadër do të duhet të paguajë një shumë astronomike prej më shumë se 100 milionë funtesh vetëm për të hapur bisedat me Monacon, shkruan rtv21.tv.

Liverpool janë vetëm një gjigant evropian që po kërkojnë sulmuesin, përveç tyre pas tij janë edhe Arsenal, Paris Saint-Germain e Manchester United./21Media