Poezi nga Louise Glück
Përktheu Vlora Konushevci

Nuk asht gja e vogël, kjo ardhje
Kjo melodi. Rrnesa
Me ta asht kanë n’ ethe qysh prej fillimit
Para gjashtëmbëdhjetë vjetve. Për gjashtëmbëdhjetë vjet
Unë kam pritë gjanat me u ndreq. M’ duhet me qesh.
Besoni, andrroja me u shu deri n’ vdekje
Ose ai me u dashunu prapë e ma ja lanë hilen
Dikuj tjetër. Eh po, kujtoj që e ka ba.
Sikur e ndjeva nji mungesë, e sot, e kish lanë
Vezën e pjekun që m’ këqyrke me ngulm si nji sy i venitun,
Bukën se kish prek.