Morena mjaft aktive

Morena mjaft aktive

Morena Taraku është ndër emrat më të komentuar në mediat rozë. Këngëtarja dhe modelja e njohur krahas angazhimeve në muzikë, aktive po tregohet edhe në rrjete sociale, ku numëron ndjekës të shumtë.

Sot bukuroshja shqiptare publikoi një imazh tërheqës në instagram, në të cilin shihet e shtrirë dhe vetëm në bikini. Në fotografinë e  publikuar për 1 milion ndjekësit e saj, Morena po merr komente dhe pëlqime të shumta, shkruan rtv21.tv

Kujtojmë që, “Missed call” është projekti i fundit muzikor i Morenës. Projekti është publikuar më 20 tetor të vitit 2019 dhe deri tani në Youtube është klikuar rreth 1 milion herë./21Media