Morena bëhet nostalgjike

Morena bëhet nostalgjike

Aktualisht është një prej femrave më të pëlqyera të estradës. Morena Taraku në vitin 2010 ishte zgjedhur “Miss Kosova” dhe po në të njëjtin vit mori pjesë në “Miss Earth”, duke përfaqësuar Kosovën.

Atë periudhë, Morena e kujton me nostalgji, pasi nga ajo kohë filloi rrugëtimi i saj si një modele e suksesshme. Duke ndjerë mall për atë kohë, Morena në Instastory e rishpërndau një fotografi duke u ndjerë kështu krenare për të kaluarën e saj.

Sa i përket muzikës projekti i fundit i Morenës, është  “Missed call” të cilin e ka publikuar më 20 tetor të vitit 2019 dhe deri tani në Youtube është klikuar rreth 1 milionherë./21Media