Morena Taraku vjen më ndryshe në klipin e ri
2 Tetor 2019
Pamje nga xhirimet e klipit të ri
Pamje nga xhirimet e klipit të ri
Këngëtarja e njohur shqiptare, Morena Taraku, ka paralajmëruar fansat për projektin e ri muzikor të titulluar “Missed Call”, shkruan rtv21.tv
Morena ka finalizuar xhirimet e videoklipit të ri dhe këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
“Missed Call, vjen këtë vikend, a jeni gati?”, ka shkruar këngëtarja krahas fotografisë, në të cilën shfaqet në një veturë luksoze.
View this post on Instagram
#MISSEDCALL 🎬 COMING THIS WEEKEND ARE U READY YESS/NO ? LEAVE YOUR COMMENT HERE 🚧
Ndryshe, “Swag” është projekti i fundit muzikor që Morena ka sjellë më 14 korrik. Kënga ka arritur mbi një milion klikime në Youtube./21Media