Këngëtarja e mirënjohur, Morena Taraku nuk po di të ndalet. Vetëm një muaj e tetë ditë pas publikimit të projektit të fundit, artistja sot bëri të ditur se së shpejti do të publikojë projektin e radhës.

Kënga e re e Morenëstitullohet “Alexander” dhe do të publikohet pas katër ditësh, shkruan rtv21.tv

“ALEXANDER / 05 NOVEMBER 20:00”, shkroi këngëtarja përmes një postimi në instagram, në të cilin po merr komente dhe pëlqime të shumta.

Ndryshe, “Bad girl” titullohet projekti i fundit muzikor i Morena Tarakut, në bashkëpunim me reperin Stresi. Projekti është publikuar më 24 shtator dhe deri tani në Youtube ka mbi 2 milionë klikime./21Media