Këngëtarja e njohur, Morena Taraku dhe reperi Stresi kanë bashkuar forcat për të sjellur diçka të bukur për fansat e tyre të shumtë. Artistët nesër në mbrëmje do të publikojnë projektin, i cili titullohet “Bad Girl”, shkruan rtv21.tv

Këtë e bëri të ditur sot Morena përmes një postimi në instagram për 1 milion ndjekësit e saj. “TOMORROW 20:00 BAD GIRL”, shkroi artistja krahas postimit, në të cilin mori komente dhe pëlqime të shumta.

Projekti i fundit muzikor i Morena Tarakut është “F*ck Your Location”, i cili është publikuar më 17 prill.

Ndërsa, Stresi & Finem më 11 gusht kanë publikuar projektin “Gazi N’fund”./21Media