Ish sulmuesi i Real Madrid, Fernando Morientes nuk mendon se ish-klubi i tij ka nevojë të bëjë ndonjë nënshkrim sepse ata janë në duar të sigurta me Karim Benzema dhe Eden Hazard.

Morientes mendon se është i aftë të përputhet me Messin kur është në të mirën e tij.

“Hazardi më i mirë, Rodrigo më i mirë, Asensio më i mirë ose Vinicius më i mirë i shoqëruar nga përgjegjësia dhe përvoja e Benzema është një pikënisje e mirë,” tha Morientes në fillimin e sezonit të ri të La Liga të hënën.

“Nënshkrimi i këtij viti u bë tashmë verën e kaluar (Hazard) sepse ai nuk ka shpërthyer ende, por nëse është në nivelin e tij më të mirë ai është përkrah Messit. Lojtarët nga akademia mund të jenë të rëndësishëm në planin afatmesëm ose afatgjatë gjithashtu.”/21Media