Lëvorja e limonit nuk duhet të hidhet pasi që ajo mund të përdoret në shumë mënyra gjatë punëve të shtëpisë.

Uthull me limon

Mbulojini lëkurat e limonit me uthull molle dhe do të përfitoni një solucion pastrimi natyral dhe aromatik që është efikas kundër baktereve.

Pastrimi i enëve prej bakri 
Fërkojini enët e shtëpisë me kripë dhe lëvoren e limonit për të rikthyer shkëlqimin e humbur.

Pastrimi i mikrovalës

Vendosni në mikrovalë një enë të mbushur në gjysmë me ujë dhe shtoni disa lëvore limoni. Ndizeni mikrovalën për pesë minuta, hiqeni enën dhe fshijeni pajisjen me një napë të lagur.

Kundër milingonave
Vendosni lëvore limoni në parvazin e dritares, derën e ballkonit ose të çarat e mureve nga ku mund të hyjnë milingonat dhe insekte të tjera. Këto të fundit i urrejnë limonat dhe aromën e tyre.

Freski në shtëpi
Mbushni një tenxhere me ujë, erëza dhe lëvore të limonit. Lëreni të ziejë dhe do të zbuloni se shtëpia do të ketë një aromë freskie.